Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Administrative në Durrës ka marrë vendim për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Velierës.
Bëhet fjalë për pjesën mbi rrugë, aty ku dolën disa ditë më parë në dritë rrënojat arkeologjike të periudhës otomane.
Sipas vendimit të gjykatës, deri në momentin që Instituti Kombëtar i Arkeologjisë do të thotë fjalën e fundit, firma kontraktuese do të ushtrojë aktivitetin e tyre vetëm në pjesën e poshtme të rrugës, atje ku mendohet të mos ketë rrënoja arkeologjike.
Vendimi për pezullimin e punimeve është pritur mirë nga shoqëria civile, e cila zhvilloi një protestë të shkurtër disa minuta para se të fillonte seanca gjygjësore.
Gjetjet e reja historike në Durrës i kanë bërë arkeologët të vlerësojnë se kjo pjesë e trashëgimisë kulturore historike nuk duhet varrosur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/administrativja-pezullon-punimet-ne-vendin-ku-u-gjeten-rrenojat-arkeologjike/