http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesëtarët e fisit Çali nga Kurbini, nuk tërhiqen për akuzat e ngritura ndaj deputetit Armando Prenga, për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit 2015 përpara komisariatit të Laçit. Prej më shumë se një viti, dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë. Prenga u përfshi në konflikt me fisin Çali, për të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të Lagunës së Patokut. Para trupit gjykues Julian, Dorian dhe Gjok Çali treguan edhe njëherë se çfarë kishte ndodhur atë dite. Ata shpjeguan me detaje se si ishin goditur dhe kërcënuar me jetë nga deputeti i qarkut te Lezhës.