Llojet e borxheve që ka Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në vëmendje të debateve në kuvend ka qenë borxhi që shteti shqiptar ka ndaj të tretëve, si kompani private, banka apo institucione ndërkombëtare shifra reale e tij ende nuk është e zyrtarizuar. Dy janë llojet e borxhit të cilat janë të llogaritura: kreditë në institucione financiare ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe Bankat Tregtare që operojnë në Shqipëri dhe pjesa që Ministria e Financave merr hua nga qytetarët në formën e bonove të thesarit. Pjesa që ende dhe sot nuk dihet është shuma që arka e shtetit duhet të paguajë ndaj të tretëve. Kështu një sasi e mirë e kësaj shume është detyrim i prapambetur për rimbursimin e TVSH-së apo tatim fitimit për biznesin, ndërsa ajo që ka sasinë më të madhe dhe që parashikohet të paguhet në buxhetin e ri është detyrimi ndaj kompanive private për shërbime të kryera në rrugë dhe sektorë të tjerë. Përveç këtyre, qeverisë së re i duhet të nxjerrë disa shifra të tjera: rasti më tipik është ai i personave që kanë fituar të drejtën për dëmshpërblim nga gjykata dhe ende nuk kanë marrë paratë. Shembuj të tillë gjenden të shumtë për të pushuarit nga puna në mënyrë të padrejtë apo edhe për ish pronarët që pretendojnë të marrin paratë me vendime nga Gjykata e Strasburgut. Ndërsa një shifër borxhi tjetër ekziston edhe mes vetë institucioneve, siç është zinxhiri i faturave të papaguara në sektorin e energjisë dhe ujësjellësit.

Share This Video


Download

  
Report form