Ora News – Opozita mungon në komisione, pr/vendimet kalojnë me votat e maxhorancës

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni parlamentar i Ekonomisë nuk ka mundur të kalojë me shumicë të cilësuar ?Aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017 ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 ?Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.
Për shkak të mungesës së opozitës në komisionin parlamentar deputetët vendosën të shtyjnë projektligjin pasi nuk plotësonin votat e mjaftueshme.
I njëjti akt normativ u kalua me shumicë të cilësuar në komisionin e Shëndetësisë i drejtuar këtë herë nga nënkryetarja Klodiana Spahiu në mungesë të kryetares Albana Vokshi, e cila në zbatim të vendimit të grupit nuk mori pjesë në komision.
Nga ana tjetër komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e maxhorancës 2 pikat e para të rendit të ditës për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-mungon-ne-komisione-prvendimet-kalojne-me-votat-e-maxhorances/

Share This Video


Download

  
Report form