Pas dy ore tensioni dhe kaosi nga opozita, Kuvendi ka mbyllur punimet me votimin e projektligjeve vetëm me votat e PS.
PD dhe LSI mbajtën të bllokuar gjatë gjithë kohës foltoren, por kjo nuk e pengoi Kuvendin të votonte projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.
Deputetët e PD dhe LSI refuzuan të marrin fjalën për rendin e ditës, çka bëri që Ruçi t?u japë fjalën vetëm deputetëve të maxhorancës. Kuvendi votoi pr/rezolutën për KQZ, marrëveshjen me Kosovën për pensionet si dhe raportin e veprimtarisë së ERRU, të cilat u miratuan me 74 vota pro.