Report TV - 7 gjyqtarët e PD që shpëtuan ‘Hakmarrjen për Drejtësi’

Report TV 2017-06-03

Views 0

Pafajësia e organizatës ?Hakmarrja për Drejtësi?, e akuzuar për vrasje, vjedhje me dhunë, rrëmbime, vjedhje bankash, vjedhje me pasojë vdekjen etj., është produkt i një vendimi, i firmosur nga 9 gjyqtarë, shtatë prej të cilëve të promovuar dhe të emëruar nga Partia Demokratike, pra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Edhe pse Berisha akuzon sot kundërshtarët e tij politikë se janë angazhuar për pafajësinë e organizatës, kjo e fundit u çlirua nga të gjitha akuzat falë një vendimi, i firmosur nga gjyqtarë, të cilët konsiderohen si të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Nr. 47, datë 7.11.2011, e cila pranoi kërkesën e Orik Shytit për rrëzimin e të gjitha procedurave dhe vendimeve kundër grupit ?Hakmarrja për Drejtësi?, për vite me radhë, duke kthyer mbrapsht për rishqyrtim dosjen penale.

Është ky vendim, i cili detyroi më pas Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e pretendimeve për shkelje të procedurave nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit. Në bazë të vendimit të Kushtetueses, Gjykata e Lartë, ktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit i shpalli të akuzuarit të pafajshëm.

Udhën e pafajësisë për organizatën e hapën gjyqtarët Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Petrit Plloçi, Sokol Berberi, Admir Thanza dhe Sokol Sadushi. Shtatë nga nëntë anëtarët janë emëruar nga PD në harkun kohor nga 2007 deri në vitin 2013, kur Berisha u rrëzua nga pushteti.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS