Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh për Report Tv se PD do vijojë përballjen e saj edhe në Parlament, krahas protestave në rrugë.
"Në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje me këtë qeveri. Ne këtë aksion do ta zhvillojmë këtu në rrugë, në parlament dhe kudo.
Nuk ka shtet dhe vend demokratik që nuk mbështet standardet normale të një demokracie. Nuk ka demokraci në botë që të pranojë që një shtet të dominojë droga dhe e vetmja ekonomi që të dominojë të jetë ekonomia e drogës", u shpreh Noka.