Ka përfunduar projekti ?Në Zbulim të Mistereve të Jugut?, për ndërlidhjen e kulturave tradicionale përmes një sërë aktivitesh që u zhvilluan nga Tropoja në Himarë, Pilur e Kuc të Vlorës.
E pranishme në takimin përmbyllës, Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit Milva Ekonomi tha se qëllimi është që turistët të mos qëndrojnë në Shqipëri vetëm për plazhin dhe diellin por të ngjitën në këto zona të bukura dhe t?i eksplorojnë ato.