SHKODËR-Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të hënë, autorin që plagosi 3 ditë më parë Flutura Mucaj Shporit.
Ky person me inicialet SH.XH tashmë ka rënë në prangat e policisë pasi më 18 shkurt plagosi me tre plumba një shitëse në qytetin e Shkodrës.
Burime për Report Tv mësojnë se autori mund të jetë një vrasës me pagesë, dhe mund të jetë porositur nga kunati i të plagosurës për ta ekzakutuar atë.
Kjo pasi, Mucaj është motra e viktimes Suela Sula e cila u vra nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula në prill të 2016-ës.
Policia ka dyshime se plagosja e 49- vjeçares të ketë lidhje me këtë krim pasi mund të jetë porositur nga Sadetin Sula i cili po vuan dënimin në burgun e Shën Kollit.