Report TV - Tahiri-PD-së: Oferta jonë e vetme tryeza për Reformën në Drejtësi

Report TV 2017-06-03

Views 0

FIER-"Ajo nuk është çadër, por është bunker i të gjithë pushtetarëve që duan të mbajnë peng reformën në drejtësi". Kështu e vlerësoi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga Apollonia protestën e PD me çadra përpara me kryeministrisë.

Ndërsa sot, Basha deklaroi se Rama përmes mediave të kapura prej tij ka ofruar ''kokën'' e Saimir Tahirit, ministri i Brendshëm vjen me një përgjigje indirekte.

Ai theksoi se; ?Opozita mund të ketë shumë meraqe, por është e papranueshme që të çohen ish ministrat e Saliut dhe të thonë tani duam të vijmë në pushtet. Ashtu si është e papranueshme që një sistem demokratik, të çohet opozita dhe të thotë dua të zgjedh kundërshtarin, nuk dua këtë, por dua atë?.

Mandej Tahiri vuri në dukje se nuk ka kompromis me kërkesat e PD nga çadra. "Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë".

Share This Video


Download

  
Report form