Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kushtet kur opozita e vendit nuk ka asnjë alternativë për të propozuar zgjidhje për problemet, sipas ministrit Blendi Klosi shoqëria civile mer një rol të rëndësishëm. Deklaratat Ministri i bëri në mbledhjen e parë të Këshillit të Shoqërisë Civile.
Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, ka mbledhur për herë të parë Këshillin e Shoqërisë Civile.
Në fjalën e tij, Klosi ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile aq më tepër në kushtet ku sipas tij as opozita nuk ka një alternativë konkrete për zgjidhjen e problemeve.
Klosi: Pa dashur të politizojmë, por në kushtet kur opozita e sotme nuk ka alternativë konkrete sesi gjërat mund të bëhen më mirë por vijon të jetë shpesh në bojkot të ideve, në kundërshtim të panegociueshëm për çdo gjë që ne themi, shoqëria civile padyshim duhet të ketë rolin e saj dhe forcën e opinionit civil që ajo përfaqëson.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqeria-civile-klosi-mbledh-per-here-te-pare-keshillin-me-27-anetare/