Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqëria Civile ditën e nesërme në orën 12:00 do të dalë në një protestë kundër shantazhit që AMA ka bërë ndaj Ora News.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile thanë se protesta e nesërme do të nisë në formë marshimi nga Bashkia e Tiranës deri tek institucioni i AMA.
Ata thanë se protestojnë për fjalën e lirë, pasi nuk ka çështje më të mprehtë sesa liria e medias.
Aulon Kalaja: ?Jemi këtu sot për të lancuar një protestë që ka lindur si domosdoshmërie pasi demokracia është në rrezik. Ditën e nesërme në 17 janar në orën 12:00 do të zhvillojmë një protestë për fjalën e lirë, për gazetaret që janë hequr nga puna, një protestë për emisionet e mbyllura, protestë për disa TV që janë mbyllor ose po tentohet të mbyllen. Të bëjmë një protestë edhe për kërcënimet që AMA i bën Televizioneve ku nga ana tjetër favorizon platforma që nuk kanë larë borxhet.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shantazhi-i-ama-ndaj-ora-news-shoqeria-civile-neser-ne-proteste/