Report TV - Bordi i ONM, Majko kundër Vasilit: Jo debat, liri ndërkombëtarëve

Report TV 2017-06-02

Views 0

Ish-kryeministri Pandeli Majko i pyetur nga Report Tv mbi letrën që Ministri i Drejtësisë u ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit dhe ambasadorëve të vendeve të SHBA dhe BE për rolin e Bordit të Menaxhimit të ONM shprehet se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne dhe nuk do të jemi ne që do të vëzhgojmë ndërkombëtarët në punën e tyre.

"Tani unë nuk dua të bëhem pjesë e asnjë debati i cili mendoj që kërkon një vlerësim të natyrshëm në komunikim me misionin ndërkombëtar që do të merret me vëzhgimin e të gjithë procesit të verifikimit të përkohshëm të gjykatësve dhe prokurorëve.

Dëshiroj të nënvizoj një fakt shumë të thjeshtë se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne se si do ta kryejmë procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Nuk do të jemi ne që do të vëzhgojmë ndërkombëtarët në punën e tyre" thotë ai.

Majko kërkon më shumë tolerancë me të gjithë misionin ndërkombëtar duke shtuar se Vettingu e ka një sindikatë kundërshtuese dhe nuk i bëjmë mirë nëse bëhemi pjesë e kësaj.

Share This Video


Download

  
Report form