Report TV - Krujë, kalaja e Albanopolit drejt zhdukjes, banorët e kanë zaptuar

Report TV 2017-06-02

Views 9

KRUJË-Kalaja e Albanopolit e cila ndodhet në fshatin Zgërdhesh të Krujës po shkon drejt zhdukjes totale.

Edhe pse është një nga rrënojat më të lashta në Shqipëri, shteti shqiptar ka bërë shumë pak për kalanë e Albanopolit. Qyteti ka një sipërfaqe prej 10.3 hektarë.

Sipas historianëve kjo kala është ndërtuar në shekullin VII-VI para erës sonë dhe është përdorur nga fisi ilir me emrin Alban.

Për këtë qytet të lashtë Ilir, filozofi grek Ptolemeu ka shkruar se qyteti antik i Albanopolit ka qenë kryeqëndra e gjithë Ilirisë.

Gërmimet e para në këtë qytet kanë filluan në vitin 1871 nga arkeologu Austriak HAJN dhe vazhduan gjatë luftës së parë nga arkeologu i shquar PLASHNIK.

Ndërkohë që të vetmit arkeolog shqiptar që kanë gërmuar në qytetin e Albanopolit janë Hasan Ceka dhe i biri Neritan Ceka.

Share This Video


Download

  
Report form