http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi ministri i Drejtësisë Petrit Vasili vlerësoi se Bordi i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është jokushtetues, ligjvënësi socialist Pandeli Majko, del në mbrojtje të ekipit ndërkombëtar që do të vëzhgojnë procesin e Vettingu-t. Anëtar i Komisionit të posaçëm parlamentar të Reformës në Drejtësi, Majko kujton oponencën ndaj procesit të verifikimit dhe kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve. Bordi i Menaxhimit të ONM-së do të koordinojë punën e ekspertëve ndërkombëtarë. Pjesë e këtij Bordi, i cili drejtohet nga Genoveva Ruiz Calavera, janë gjyqtarë dhe prokurorë të lartë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pjese e tij janë edhe ambasadoret Lu e Vlahutin. Një dite me pare, diplomati i larte amerikan diskutoi per rreth dy ore me kreun e kuvendit meta pikërisht per zbatimin e reformës ne drejtësi, qe do te nise nga vetingu.