Kapen 4 autorë të dy grabitjeve në Rinas

RTV KLAN 2017-06-02

Views 0

Këta janë dy nga katër autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve, të enjten e kaluar në Rinas. Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj janë ish ? komando në Forcat Ushtarake, pjesëmarrës në misione në Afganistan.

Ata u kapën së bashku me dy grabitës të tjerë, në një superoperacion të policisë.

Ndërsa një nga anëtarët e grupit të shpallur në kërkim është Admir Murataj, i cili dyshohet se është pjesë e grupit të Ilir Kupës, i arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi, në vitin 2013.
Të arrestuarit janë:

1 - Fation Xhyliu , 33 - vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në SHPSF ?Rogat?

2 - Ditjon Memlika, 31 - vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish - efektiv në Forcat Ushtarake

3 - Neim Avdulaj, 28 - vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish - ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit.

4 - Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A, dhe Ç.A dhe po punohet për kapjen e tyre.
Operacioni i Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvilluar në Vorë, Prezë, Fushë - Krujë, Lushnje e Vlorë, që përfshiu edhe Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ky është momenti i prangosjes së njërit prej të tyre nga forcat speciale RENEA.
Operacioni u mbeshtet edhe nga ajri, në trekëndëshin Vorë ? Prezë - Fushë Kruje.

Grabitësit dyshohet se kanë qëndruar në një apartament të këtij pallati shumëkatësh në Vorë, i cili u mbajt i rrethuar për afro 1 orë.
Hetimet kanë zbuluar se bazë e tyre, këto ditë ishte bërë edhe një hotel përgjatë rrugës dytësore Vorë - Tiranë.

Ky është momenti i sjelljes së tyre me pranga në duar, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Fatjon Xhyliu është ndaluar prej të shtunës në Tiranë dhe urdhër arresti i është komunikuar paraditen e të martës. Si ish - punonjës i policisë private, ai dyshohet se i kishte dhënë informacione grupit për levizjen e parave.

Edhe Ditjon Memlika ka qenë punonjës i Rogat Security

Ky grup është përgjegjës për grabitjen e 3 Dhjetorit 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë ? Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe u morën afro 3.8 milionë euro.
"Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë".

Gjatë operacionit të policisë, ku u kontrolluan më shumë se 30 banesa, janë sekuestruar vlera monetare të konsiderueshme në paund, dollarë amerikanë, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se paratë u gjetën në hotelin përgjatë rrugës dytësore Vorë - Tiranë.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se i njëjti grup dyshohet se është organizator dhe realizues i grabitjes së 3 Dhjetorit të vitit 20...

Share This Video


Download

  
Report form