Report TV - 52 vite martesë, çiftet në Tiranë rrëfejnë sekretin e jetëgjatësisë

Report TV 2017-06-02

Views 0

Që dashuria të jetojë gjatë ka nevojë për ndershmëri dhe sinqeritet. Kjo ka qenë ?receta? që dy çiftet nga Tirana dhe që kanë jetuar mbi 50 vite martesë, ndajnë me shikuesit e Report TV. Taibe dhe Njazi Elmasllani kanë 52 vite martesë, 3 fëmijë 5 nipër e mbesa si dhe 1 stërnip dhe 1 stërmbesë. Që kur i sheh të bën përshtypje qetësia dhe respekti që përcjellin. Pyetjes sonë kureshtare se çfarë e ka mbajtur gjallë dhe të shëndetshme marrëdhënien e tyre, zonja Taibe dhe zoti Elmaz janë përgjigjur:

Thuajse të njëjtën recetë ka dhe zonja Pranvera me zotin Fari, të cilët edhe ata kanë 52 vite martesë dhe një familje të madhe. Të dy shprehen se dashuria e sinqertë, respekti si dhe ndershmëria dhe puna i ka mbajtur fort.

Share This Video


Download

  
Report form