Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër nga 6 grabitësit e shumës prej 3.2 milionë dollarëve pranë Rinasit janë arrestuar nga policia.
Teksa pritet konferenca për shtyp e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, paraprakisht thuhet se është gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura.
Ende nuk janë bërë me dije emrat e të arrestuarve.
Pritet deklarata zyrtare e policisës.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe me drejtorin e policisë së Tiranës Ervin Hodaj.
Policia ka paralajmëruar një konferencë rreth orës 18:15 minuta, ndërsa ministri Tahiri tha shkurtimisht në Facebook se ka ?lajme të mira nga Policia e Shtetit?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacionet-tahiri-ne-drejtorine-e-policise-tirane/