Grabitja e 3.2 mln dollarëve, Rama: Policia s’ka gisht!

RTV KLAN 2017-04-25

Views 2

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat ndaj policisë në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit. Në komunikimin javor, Rama bëri përgjegjëse bankat dhe kompanitë e sigurisë që sipas tij nuk kanë plotësuar asnjë standard për transportimin e parave.

?Hetimet e kane provuar katërcipërisht, rast pas rasti, se policia e shteti jo vetëm që nuk ka kurrë farë gishti në grabitjet e bankave sikundër akuzojnë në kor levantinët e zullumqarët, por prej kohësh policia ka kërkuar qoftë nga bankat e qoftë nga Rinasi marrjen e masave për garantimin e zinxhirit e brendshëm të sigurisë së tyre,? tha Kryeministri.

Sipas Ramës gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ky fenomen arriti shifra rekord.

?U hodh menjëherë përpjetë e gjithë lukunia e zellshme e luftës kundër reformave dhe vetë ndaj kësaj qeverisë që po hedh bazat për te bërë shtet... Le ta kujtojmë se në kohë e qeverisë së vjetër, bankat janë grabitur 32 herë.?

Pas sulmeve ndaj policisë së shtetit dhe Ministrit të Brendshëm, kryeministri thotë se fshihen ata që nuk duan reformën në drejtësi.

?Jo rastësisht ata që sulmojnë policinë e shtetit janë po ata që sulmojnë vettingun dhe reformën ne drejtësi,? tha Rama.

Kreu i qeverise tha se me afrimin e zgjedhjeve të 18 qershorit sulmet ndaj policisë së shtetit do të rriten. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form