Humbjet në rrjetin e ujësjellësit 67%

RTV KLAN 2017-06-02

Views 1

Uji i pijshëm vazhdon të mbetet një problem për Shqipërinë dhe pas tentativave për të normalizuar situatën me reformën administrativo ? territoriale.

Viti që lamë pas pati më pak orë furnizimi me ujë se 2015-ta. Të dhënat vijnë nga Enti Rregullator i Ujit, ku vetë kreu i këtij institucioni e perifrazoi gjendjen e këtij sistemi me fjalën ?stanjacion? gjatë raportimit në kuvend.

Deputeti Artan Gaçi ka kërkuar të dijë arsyet pse nuk mjaftojnë 60 milion euro investime në rrjetin e ujësjellësit për të normalizuar gjendjen e këtyre ndërmarrjeve.
Pjesa më e madhe e ujit që prodhohet humbet, niveli i humbjeve për këtë sektor është 67%. Kjo vjen si pasojë e lidhjeve të paligjshme dhe nën faturimeve, ku 36% e konsumatorëve paguajnë aforfe. Dy ndërmarrjet më problematike janë Tirana dhe Durrësi, qytete të cilat kanë patur edhe një shtim të numrit të popullatës gjatë vitit që shkoi./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form