http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 12 mijë banorë në periferi të Tiranës nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia dhe ndërmarrja e ujësjellësit nisën investimin për shtrirjen e rrjetit të ri në njësinë 4. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, gjate inspektimit te punimeve tha se mungesa e ujit do te marre fund njëherë e përgjithmonë.?Lajmi i mirë është që këtë verë, teksa banorët e kësaj zone shkojnë me pushime, bashkia do të vijojë punën, që kur ata të kthehen nga pushimet, investimi të ketë mbaruar, në mënyrë që 12 mijë familje, jo vetëm të kenë ujë me periudha më të gjata kohe, por sigurisht edhe ujë më cilësor?.Kryebashkiaku Veliaj u beri thirrje banoreve te Tiranës qe ne keto dite te nxehta te verës, kur edhe burimet pakësojnë prurjet, te kenë sa me shume kujdes ne përdorimin e ujit te pijshëm dhe te mos abuzojnë me te.