TIRANË-Gërmimet që po bëhen në zonën arkeologjike të Durrësit janë ?zhvendosur? në Tiranë, në Kuvend.
Pas kërkesës së opozitës, sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u paraqitën në një seancë dëgjimore Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryeatri i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Unioni i Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare pas zbulimeve arkeologjike në qytetin bregdetar.
Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh i gatshëm të ndërpresë punimet e të devijojë projektin për sheshin urban në zonën ku janë zbuluar objekte arkeologjike nëse ekspertët e kërkojnë këtë.
Por Dako e mbrojti projektin e Bashkisë sepse sipas tij, jo vetëm që nuk u gërmua në zonën e ndaluar A, por cdo punim është kryer në zonën B, por dhe se gjithë ky proces ka leje mjedisore.
Dako u shpreh se në zonën arkeologjike po punojnë arkeologët.