Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim të hapur me profesionistët e rinj.
Kryedemokrati është shprehur se Shqipëria ndodhet në një gjendje katastrofike e për këtë arsye ai ka u bërë thirrje të gjithë që të ngrihen për të mirën e vendit.
Sipas tij, 18 shkurti do të jetë një datë e rëndësishme që do të sjellë ndryshimin në vend si dhe do të tregojë që rinia shqiptare nuk është më poshtë se ajo rumune.
?Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hajes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu?,- tha Basha.