Ora News – Elbasan, “policët” grabisin dhe dhunojnë biznesmenin e një pike karburanti

Ora News Lajme 2017-04-25

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një biznesmen i një pike karburanti u grabit nga tre persona të armatosur të veshur si efektivë policie. 70-vjeçari nga fshati Qyrkan i Elbasanit, tha se nën kërcënimin e armëve grabitësit u morën bizhuteri, ndërsa shtoi se për fat të mirë, ndonëse u goditën nga keqbërësit, shpëtuan gjallë sëbashku me bashkëshorten.
Persona me uniforma policie kanë hyrë për të grabitur në banesën e një biznesmeni karburantesh në Qyrkan të Elbasanit.
70-vjeçari, Qemal Shabani, i cili ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten, thotë për Ora News, se grabitësit pasi u prezantuan si efektivë, i kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armëve morën rreth 300 mijë lekë të reja bizhuteri.
Shabani: Më vinë katër veta me uniformë policie, me armë. U përleshëm aty me ta, u bë gjak e gjitha aty se më ranë në një vend të keq. Në këtë kohë më goditën me qytën e pistoletës, u këputa unë në tokë. Njëri kishte marrë kasafortën dhe kishte ikur jashtë. Nuk kuptova gjë më.
70-vjeçari thotë se grabitësit, para se të hynin në banesë, thyen kamerat e sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policet-grabisin-dhe-dhunojne-biznesmenin-e-nje-pike-karburanti/

Share This Video


Download

  
Report form