http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pikë karburanti ra pre e grabitjes në fshatin Mollas të Elbasanit. Ngjarja ndodhi gjatë natës kur persona të armatosur dhe me kapele policie goditen pronarin dhe morën me vete kasafortën me para. Pronari i biznesit dëshmoi se grabitësit u paraqiten si police. Shabani u tha uniformave blu se grabitësit tentuan ta qëllojnë për ta vrare, por arrti të shpëtonte. Policia mbërriti ne vendngjarje ndërsa u sekuestruan kamerat e sigurisë. Një dite më parë ne një tjetër grabitje ne Tirane dy persona të maskuar morën xhiron ditore të një supermarketi ne rrugën ?5 Maji?.