Ora News – Prostitucion në qendër masazhi, arrestohet pronarja e SPA në Tiranë

Ora News Lajme 2017-04-25

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ishte krijuar si qendër estetike masazh por në të vërtetë ishte vend për shfrytëzim prostitucioni. Klientë ishin dhe shtetas turq por dhe nga Shqipëria.
Policia e Tiranës ka arrestuar pronaren e saj 38 vjeçare, E.I ndërsa thotë se po ndjek në gjëndje të lirë 3 vajza mes tyre dhe një adoleshente vetëm 14 vjeçe si dhe 2 shtetas turkë.
Arrestimi i saj u bë më 10 shkurt 2017 dhe aktiviteti i shfrytëzimit të prostitucionit ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qëndër masazhi.
Policia informon: Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambjentet e një Qendre estetike ,ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambjent e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra masazhit.
Shtetësja I. E , pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klienteve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qëndër masazhi.
Materialet i?u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të ?Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambientit për prostitucion? parashikuar nga Nenet 114dhe 115 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prostitucion-kundrejt-pagesave-ekstra-te-masazhit-arrestohet-pronarja-e-spa-ne-tirane/

Share This Video


Download

  
Report form