Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas supergrabitjes në Qafë-Kashar, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri thirri në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shoqatat e Bankave, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë. Pas takimit, ministri Tahiri bëri publike planin e masave për parandalimin e vjedhjeve të parave gjatë transporit. Sipas tij, policia e shtetit do të bëjë të mundur shoqërimin e policisë private. Guvernatori Gent Sejko dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe siguruan se sistemi financiar është i shëndetshëm
Ministria e Brendshme ka gati një plan masash të detajuara për të parandaluar vjedhjen e parave që transportohen me polici private. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pas takimit që pati me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe shoqatat e bankave në vend.
Tahiri tha se pjesë e rëndësishme e masave është edhe shoqërimi i transportit nga ana e policisë.
Tahiri: Kemi dakordësuar disa masa të cilat do ta bëjnë shumë më të sigurtë biznesin, aktivitetin financiar të bankave. Policia bashkë me bankat do të koordinojnë më ngushtë për të garantuar atëhere kur të jetë e nevojshme edhe me prezencën e policisë së shtetit transportin e vlerave drejt Rinasit.
Ministri Tahiri tha se ka filluar edhe një inspektim në të gjitha shoqëritë private.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ministri-tahiri-takon-guvernatorin-e-gent-sejko/