TIRANË-Pas takimit me Guvernatorin e BSH dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se palët kanë rënë dakord për një plan masash për transportin e vlerave monetare.
Policia e Shtetit do të shoqërojë transportin e vlerave monetare të bankave drejt Rinasit pas grabitjes së fundit.
Ministri u shpreh se ka nisur një inspektim te të gjitha shoqëritë me urdhër të Haki Çakos, ndërsa shumë shpejt do firmosë një urdhër për të adresuar masat shtesë të sigurisë.
Përsa i përket përgjegjësive për grabitjen, Tahiri u shpreh se fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private dhe për këtë gjë do të angazhohet policia e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave.