TIRANË-Robert Ndrenika shkëlqeu me rolin e Totit në natën e parë të premierës ?Mendohu Xhakomino? në Teatrin e Metropolit.
Aktori i madh dukej si një yll i zbuluar për herë të parë. Ai la jo vetëm publikun pa fjalë, por edhe ansamblin e aktorëve e përfshiu në linjën e emocioneve reale të skenës.
Ndrenika me mjeshtërinë e tij ka krijuar nje energjie pozitive ne skenë duke u bashkuar me artistët e njohur Marjana Kondi, Arben Derhemin, Klodjana Kecon e të tjerë. I gjithë ansambli i aktorëve solli një frymë të re në këtë vepër.
Pas shfaqjes shpërthyen duartrokitje të zjarrta. Aktorja e madhe e skenës Tinka Kurti shprehet e emocionuar dhe me lot në sy për aktorin Ndrenika dhe për ansamblin e aktorëve.
??Zoti ju bekoftë që na dhatë një shfaqje kaq të bukur, sepse ndjeva kaq kënaqësi. Le autorin, por loja e mrekullueshme e të gjithëve. Edhe Berti i madh, është i jashtëzakonshëm. U bëftë 100 vjeç o Zot??,-u shpreh e emocionuar Tinka Kurti.
Të gjithë ata qe ndoqën kanë shumë fjalë të bukura për të thënë.
??Roberti si gjithnjë i mrekullueshëm. Unë nuk besoj se ka aktor më të mirë se ai në Shqipëri.