TIRANË-Aktori i madh Robert Ndrenika ka shkëlqyer në premierën ?Mendohu Xhakomino? mbrëmjen e kësaj të mërkure në Teatrin e Metropolit në Tiranë.
Ndrenika edhe gjatë provave gjenerale ka qenë në formë, pasi kaloi disa probleme shëndetësore.
Ndrenika ashtu si gjatë gjithë jetës së tij skenike ka shkëlqyer me rolin e tij, Mishërimi i gjallë e personazhit TOT të dramaturgut të madh Luigji Pirandelo.
Aktori i madh ka krijuar një energji pozitive në skenë duke u bashkuar me artistët e njohur Marjana Kondi, Arben Derhemin, Klodjana Kecon e të tjerë.
Premiera ?Mendohu Xhakomino? me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrjen e veçantë të Robert Ndrenikës u ngjit sot në skenë në orën 19.00 në Teatrin e Metropolit në Tiranë.