Report TV - Beqaj: Rikthehet normaliteti në maternitetin e spitalit të Durrësit

Report TV 2017-04-25

Views 0

Rikthehet puna normale në maternitetit e spitalit rajonal të Durrësit pas avarisë së ndodhur disa ditë më parë në sistemin elektrik të këtij shërbimi. Brenda një kohe rekord u bë e mundur riparimi i dëmit të shkaktuar, dhe tashmë, puna po vijon normalisht.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, inspektuan mjediset e maternitetit të qytetit bregdetar, si dhe u takuan me mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë që punojnë aty.

?Kemi patur një situatë jo normale në maternitetin e Durrësit para 10 ditësh si pasojë e një avarie në sistemin elektrik, por për fat të mirë, që të nesërmen u rikthyem në rifunksionim, në shërbim, dhe tashmë, mbas 10 ditësh, i gjithë shërbimi është rikthyer në normalitet. Edhe sallat e operacionit së shpejti do të jenë në funksionim?, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë falënderoi mjekët dhe infermierët për ndërhyrjen në kohë, natën kur ndodhi avaria në sistemin elektrik, duke bërë të mundur evitimin e problemeve qoftë për nënat, qoftë edhe për bebet që kishin lindur.

Share This Video


Download

  
Report form