Drejtoresha e Spitalit të Durrësit për Report Tv: Brenda 20 minutash kemi nxjerë jashtë pacientët

Report TV 2020-01-11

Views 0

Drejtoresha spitalit të Durrësit Nadire Jani në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta është shprehur se ngrohja e spitalit bëhet me kaldajë, ndërsa nuk ka përjashtuar se mund të ketë pacientë që përdorin rezistencat në dhomat e tyre, duke rritur rrezikun për një zjarr të mundshëm. Ajo tha se shkak i rënies së flakëve ka qenë shkëndija elektrike. Jani shtoi se pavijoni i neurologjisë tashmë është pastruar dhe pacientët janë gati për t'u futur brenda.

"Unë u njoftova nga mjeku i urgjencës dhe direkt erdha. I gjithë stafi erdhi. Bëmë organizimin dhe bëmë evakuimin e pacientëve. Brenda 20 minutave kemi nxjerrë 120 pacientë. Pacientët për momentin janë nëpër shërbimet e spitalit. Ne po presim që policia të mbarojë pjesën e vet procedurale. Specialistët thonë se ka pasur një shkëndijë elektrike. Pavijoni i katit të parë, neurologjia ka përfunduar dhe pacientët janë gati për t'u futur. Situatë zjarri ka pasur edhe më herët. Kemi një sektor mirëmbajtjesh në spital që funksionon brenda normave. Nuk ka një rikonstruksion total por kontrolle periodike. Edhe korridoret kanë ngrohje me kaldajë që nga 15 nëntori. Nuk përjashtohet që kanë rezistenca. I kam tërhequr vëmendjen shpesh herë për rezistencat. Personeli punon me xhaketë, pra nuk është ftohtë. Është problem ana e djathtë e godinës. Ana e majtë mund të funksionojë plotësisht. Spitali në këto kushte mund të punojë. Në planifikimin e buxhetit që do vijë do e fusim këtë plan tek emergjencat. Spitali është i siguruar dhe ajo do ndërhyjë bashkë me ne", tha Jani.

Share This Video


Download

  
Report form