Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kulmin e debatit dhe akuzave të ndërsjellta mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, studiuesi Xhafer Sadiku ka publikuar një dokument të një gjyqi ku mes të dënuarve është dhe Xhemal Llalla, babai i kryeprokurorit aktual, i dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën se synonte të rrëzonte regjimin komunist, informon Ora News
Bëhet fjalë për një vendim të datës 15 dhjetor 1947, në kinema ?Labinoti? në Elbasan ku përfundoi gjykimi i 15 të arrestuarëve, të cilët ishin:
1-Zija Luniku,
2- Fadil Gurmani,
3- Xhaferr Miraku,
4- Mahmut Maci,
5- Sabri Baholli,
6- Xhemal Llalla,
7- Veniamin Dashi,
8- Osman Duduci,
9- Seit Kuqi,
10- Qemal Hoxha,
11- Qamil Bylykbashi,
12- Mehmet Haxhihasani,
13- Ibrahim Plaka,
14- Virtyt Gjylbega
15- Refat Haka
Dënimet e dhëna:
? Zija Luniku, Fadil Gurmani, Xhaferr Miraku dhe Mahmut Maçi, me vdekje;
? Xhemal Llalla e Sabri Baholli, me burgim të përjetshëm;
? Veniamin Dashi e Osman Duduci, me nga 20 vjet;
? Seit Kuqi me 15 vjet;
? Qemal Hoxha e Qamil Bylykbashi, me nga 10 vjet;
? Mehmet Haxhihasani e Ibrahim Plaka, me nga 7 vjet;
? Virtyt Gjylbega me 5 vjet;
? Refat Haka me 3 vjet burg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-dokumenti-i-denimit-me-burg-te-perjetshem-i-babait-te-kryeprokurorit-llalla/