Report TV - Ekskluzive/ Videoja e grabitjes së 2 blindave me 2 mln euro

Report TV 2017-04-01

Views 2

TIRANË-Dy makina të blinduara me një shumë të madhe parash cash të një banke të nivelit të dytë janë grabitur sot në dalje të Tiranës. Shuma monetare rreth 2 mln Euro që u grabit, ishte marrë nga Banka e Shqipërisë për llogari të një banke të nivelit të dytë dhe do të dërgoheshin në Vjenë.

Ngjarja është shënuar rreth mesditës, ora 13:50 rrugës për në Rinas kur mjetet e blinduara te 'Jaguar Security' që po udhëtonin në mbikalimin e Kasharit u është zënë pritë nga dy automjete në të cilat po udhëtonin persona të armatosur. Shqiptarja com siguron videon ekskluzive nga momenti kur nën kërcënimin e armës u grabitën blindet e bankës.

Gjithçka ndodhi ne 3 minuta e 20 sekonda. Grabitësit kanë studiuar lëvizjet e blindit dhe i kanë zënë pritë duke bllokuar aksin rrugor që lidh autostradën me rrugën që të fut në aeroportin e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit.

Skena e grabitjes ka ndodhur në sytë e dhjetra dëshmitarëve që ishin bllokuar në rrugë ku disa prej tyre filmuan çastin, moment që u dërgua në redaksinë e Shqiptarja.com.

Në video dëgjohen të shtënat me armë zjarri nga grabitësit drejt makinës. Grabitësit kanë qëlluar tre herë më armë zjarri në xhamin e derës së parë të makinës, pasi hasën fillimisht në rezistencën e punonjësve të blindit, por fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur.

Pas të shtënave me armë zjarri dhe depërtimit të plumbave në makinë, punonjësit e blindit janë dorëzuar. Gjithashtu autorët e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri duke shpuar gomat e makinës që po transportonte para.

Pas neutralizimit autorët kanë nxjerrë paratë dhe i kane futur drejt makinës me ngjyrë të zezë. Në pamjet e videos mund të dallohet qartë dhe furgoni i shkatërruar në pjesën anësore të shoferit nga përplasja që i shkaktoi makina e grabitjes.

Gjatë grabitjes drejtues mjetesh kane nderruar rruge si duket nga frika e asaj qe po ndodhte ne ato caste.

Share This Video


Download

  
Report form