Report TV - Ekskluzive/ Video e grabitjes së 1 mln eurove në aeroport për 4’

Report TV 2016-07-19

Views 6

Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive nga momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të vidhnin rreth një milion Euro të një banke të nivelit të dytë në pistë, teksa po transportoheshin nga terminali në avion me destinacion Italinë.

Grabitja është realizuar në vetëm 4 minuta, pasi në 14:23 minuta makina futet në aeroport, ndërsa në 14:27 minuta mjeti i kuq tip ?Benz? del nga porta. Sipas raportit të shërbimeve të sigurisë së aeroportit policia është lajmëruar vetëm një minutë pas grabitjes në 14:28.

Fillimisht njëri nga 3 autorët në 14:23 minuta zbret me shpejtësi nga makina, kapërcen portën e shërbimit të aeroportit që përdorej vetëm për raste të veçanta duke thyer kyçin duke e hapur për t?u futur me makinën e kuqe tip ?Benz?.

Porta e shërbimit të aeroportit ishte e mbyllur vetëm me një kyç, që u shkallmua vetëm në pak sekonda nga grabitësit.

Porta nga e cila u futën grabitësit nuk është funksionale, konsiderohet si gardh dhe përdoret vetëm në raste të veçanta.

Thyerja e kyçit dhe hapja e portës është pikasur, pasi përballë në kamerat e sigurisë shfaqet një tjetër makinë, e cila është e shërbimit të aeroportit të Rinasit, por që nuk ka reaguar edhe pse konstatoi se brenda rrethimit u fut një makinë e pa autorizuar.

Pasi kaloi në rrugën perimetrale të aeroportit brenda rrethimit, makina hyri në zonën e vendqëndrimit të avionëve dhe iu afrua portës ku ndodhej i parkuar furgoni i sigurisë së ?Nazeri 2000? që u grabit.

Kabina e pikës së kontrollit ku ka edhe prezencë policie është vetëm 10 metra lag vendit të ngjarjes, ku tre personat e maskuar dhe të armatosur arritën që të realizon grabitjen, por nga ana e efektivëve nuk kishte asnjë reagim.

Pas grabitjes së thasëve me para autorët janë larguar në të njëjtën rrugë, por duke kaluar fillimisht nga stacioni i karburantit, teksa më pas doli nga porta që shkallmuan dhe u futën në fillim në 14:27 minuta.

Pas grabitjes në 14:28 Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit u informua se një automjet i kuq me dy burra të armatosur dhe me maska ishin në parkimin përballë portës A duke grabitur mjetin e blinduar të bankës.

Menjëherë pas telefonatës nga Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit u informua qendra operative e policisë së Rinasit në lidhje me informacionin.

Kamerat e sigurisë kanë arritur që të regjistrojnë të gjithë dinamikën e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ndërsa pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autoreve të grabitjes spektakolare.

Share This Video


Download

  
Report form