Ora News – Përgjimet “molla e sherrit”, PS dhe LSI debat për rolin e ekspertëve

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u përplasen për reformën në drejtësi, gjatë diskutimit të hapur për amendimin e Kodit të Procedurës Penale. Minsitri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili tha se drafti i hedhur për diskutim dhe që mban firmën e ekspertëve të nivleit të lartë nuk pasqyron rekomandimet e draftit të Ministrisë së Drejtësisë por as kjo nuk mjaftoi që palët të binden.
Petrit Vasili: ?Kam përgatitur një projekt më të fundit i cili është një variant tjetër nga ai që kohë më parë kjo ministri ka punuar së bashku me EURALIUS. Është një draft që ka reflektime të rëndësishme të cilat duhen parë dhe marrë në diskutim.
Me këtë rast ministri i Drejtësisë Petrit Vasili duke propozuar ndryshime në dispozitat e kodit të Procedrës Penale ndërsa foli për përgjimet shtoi:
Petrit Vasili: Edhe në rastet e përgjimit me autorizim të prokurorit ne jemi të mendimit që edhe këto të minimizohen, pasi gjithmonë e më shumë vendosja e flitrave na ruan nga abuzimi dhe na con te e vërteta.
Ideja e ministrit Vasili mbi përgjimin vetëm me vendim gjykate, nuk u mbështetë nga policia, për çfarë eksperti i policisë tha se ?policia nuk është dakord që autorizimi për përgjimet ambjentale të kalojë nga prokuroria dhe gjykata, dhe se policia nuk ka pasur ndonëj problem me aplikimin e përgjimeve.
Lidhur me procedurën që po ndiqet për amendimin e ligjeve, më i ashpër ishte kryetari i grupit parlmentarë të lëvizjes socialiste për integrim Luan Rama, duke rikthyer në pikën zero debatin për rolin e ekspertëve të lartë në reformën në drejtësi.
Por relatori Ulsi Manja i kujtoi Lëvizjes Socialiste për Integrim, se para dy vitesh ka shprehur dakortësi që rishikimi i ligjeve të jëtë proces parlamentar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-e-lsi-perplasen-per-kodin-e-procedures-penale/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS