Reforma në drejtësi, Në Venecia drafti i ekspertëve me opinionet e PD dhe LSI - Ora News

Ora News Lajme 2016-01-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komsioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi siç edhe pritej nuk i sheshoi ndasitë mes kampeve politike për draftin e ndryshimeve kushtetuese, por arriti t?i afrojë ato në një zgjidhje të pranueshme. Të majtët dhe të djathtët ranë dakord që në Komisionin e Venecias të shkojë drafti i ekspertëve bashkë me vërejtjet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Demokratët kërkuan kohë deri të hënën që të rendisin vërjetjet e tyre për draftin final të ekspertëve.
Por ndryshe nga opozita, që kërkoi kohë Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet deputeti Spartak Braho, vërejtjet i prezantoi në komision.
Për më shumë se 3 orë të majtet e të djathtët debatuan dhe parashtruan qëndrimet e tyre mbi këtë reformë. Demokratët qëndruan në argumentin e tyre se drafti aktual i mundëson kryeminsitrit kapjen e drejtësisë, ndaj ata kërkuan 2/3 e votave në parlament per kupolen e që do drejtojë sistemin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-1100-mblidhet-komisioni-ad-hoc-partite-prezantojne-qendrimet-per-draftin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS