Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Renda kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e klandestinëve nga Lindja e Mesme.
Rreth 100 sirianë dyshohet se ka trafikuar ky grup kundrejt një pagese nga 1500 deri në 2000 euro. Destinacioni përfundimtar i klandestinëve ishte Gjermania.
Në pranga gjatë ditës së martë janë vënë 6 shtetas. Por gjithsej si pjesë e këtij grupi janë arrestuar 18 persona pasi në muajin shtator të vitit të kaluar u prangosën 12 pjesëtarë të tjerë.
Rruga që ndiqnin klandestinët fillonte nga Greqia ku mbërrinin me anije nga Siria. Më pas në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani.
Të arrestuar:
-Ilirjan Miza
- Erigenti Bezo
- Julian Shaholli
- Flamur Hajdaraj
Janë ndaluar: Genci Jazxhi, Elton Kupe/ TV KLAN