Shkatërrohet grupi i kokainës, në pranga ish - oficeri i policisë që drejtonte rrjetin

RTV KLAN 2017-04-01

Views 2

Ky është momenti i arrestimit të ish - efektivit të policisë së Laçit, Gjergji Gjinaj, në rrugën ?Vllazën Huta? në kryeqytet.

49 - vjeçari u kap të mërkurën në mbrëmje, gjatë operacionit të koduar ?January?. Bashkë me Ismail Allushin, 49 - vjeç dhe Armond Kurti 41 - vjeç, specialist pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, ata dyshohet se ishin përfshirë në shpërndarjen e kokainës në Tiranë.

Fillimisht efektivët e policisë ndaluan Gjergji Gjinajn, siç duket në këto pamje të shpërndara nga policia. Në automjetin e tij Fiat u gjet rreth 1 kg kokainë. Në një distancë prej 10 metra më tej ishte Armond Kurti, në një makine Audi A4, i cili kontrollonte lëvizjet e dyshimta të personave në këtë zonë.

Sapo u ndalua ish - polici Gjinaj, Armond Kurti u largua bashkë me mjetin e tij, duke mos iu ndaluar postbllokut të policisë. Ai u shpall në kërkim nga policia.

Gjatë kontrolleve të banesave Gjinajt dhe Ismail Allushit, efektivët gjetën edhe 12 gramë të tjera heroinë dhe 6750 euro dhe disa doza heroinë.

Share This Video


Download

  
Report form