Report TV - Klosi: Denoncimi i dhunës nuk është e vetmja zgjidhje

Report TV 2017-04-01

Views 1

Dhuna në familje nuk zgjidhet vetëm me denoncimin në polici, por duhet të merren një sërë masash derisa denoncimi apo urdhëri i mbrojtjes të ketë fuqinë e duhur.

Ky është mesazhi që ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, deklaroi në tryezën e diskutimit për disa ndryshime në kuadrin ligjor kundër dhunës në familje.

??Problematikat e dhunës në familje, problematikat e dhunës tek gratë, problematikat e dhunës edhe tek bashkëshortët në shumë raste, problematikat e dhunës tek fëmijët, nuk janë problematika të cilat mund ti zgjidhi sistemi policor. Padyshim, rastet referohen në fund fare në polici, por kur shkojnë tek sistemi policor është rasti fundit, ngjarja e fundit??,-u shpreh Klosi.

Ndërsa Aurela Anastasi, drejtore e Qendrës për nisma ligjore e qytetare, deklaroi se ndryshimet e propozuar në ligj, ofrojnë më tepër siguri për viktimat e dhunës si dhe në asistencë ligjore edhe më të madhe.

??Për ta lehtësuar atë në procesin gjyqësor dhe dop ta mbështesin atë nga pikëpamja e ndihmës këshillimore si dhe do t?i japin akses të marri pjesë në proces. Për shembull vendosje detyrimi që do të informohet nga prokurori mbi çdo zhvillim të rëndësishëm në lidhje me procedimin. Të kërkojë informacin për gjendjen e procedimit të pandehurit në çdo kohë. Të përfitojë ndihmë juridike falas??,- u shpreh Aurela Anastasi, Drejtore e Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare.

Share This Video


Download

  
Report form