TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Barazisë gjinore nga ku i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhunës në familje duke thënë se ky fenomen nuk do të tolerohet më.
?Të dhënat nga policia e shtetit tregojnë që gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar plotë 1696 raste të dhunës në familje nga të cilat 933 raste kanë mbështetur në kërkesën padi për urdhër mbrojtje. kanë ndodhur 11 raste të dhunës në familje dhe akoma kemi fatkeqësisht 12 viktima. Mendoj se vetëm duke vepruar të gjithë bashkë ngritja dhe përmirësimi i shërbimeve emergjente monitorimi i vendimeve të dhëna nga gjykatat do të japi rezultate konkrete?,- tha ministri Klosi.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin edhe zëvendësministret femra të cilat folën për rëndësinë që i është kushtuar rolit të grave në dikasteret që ato drejtojnë. Nora Malaj zëvendësministre e Arsimit u shpreh se tashmë arsimi i kushton një rëndësi edhe më të madhe të gjitha vajzave.
?Për të gjithë mësuesit e sistemit të arsimit është bërë i njohur ligji për mbrojtjen nga diskriminimi ku prioritet futet dhe fusha e diskriminimit gjinor. Përveçse ngritjes së rrjetit të koordinimit për barazinë gjinore dhe mbrojtjes ndaj diskriminimit në çdo drejtori rajonale dhe zonale ne vjet e shtrimë në çdo shkollë?, u shpreh Nora Malaj.
Mbledhja e sotme ishte mbledhja e tretë e këtij këshilli ndërsa drejtohej për herë të parë nga Blendi Klosi. Në 6 muajt e parë të vitit 2015 janë konstatuar gjithsej 1996 raste të dhunës ku 933 raste kanë marrë urdhër mbrojtje, ndërsa janë regjistruar 12 viktima.