FIER-Qyteti i Fierit rrezikon të mbetet pa një vend për të hedhur mbeturinat urbane, pasi vendi ku janë depozituar deri tani është tejmbushur.
Hapësirat prej afro 6 hektarë është shfrytëzuar maksimalisht. Banorët e zonave përreth janë të tmerruar nga plehrat të cilat po u zaptojnë shtëpitë.
Megjithëse situate është alarmante, Bashkia e Fierit akoma është në projekt për të ndërtuar një landfill të ri.
Ata shprehen se situate është serioze, por akoma nuk është përcaktuar vendi se ku do të ndërtohet landfilli i ri.
Edhe pse situata është alarmante akoma nuk dihet se kur do të ketë një zgjidhje përfundimtare pasi edhe vetë bashkia nuk e di një gjë të tillë. Ata arsyetohen se duhet të merren edhe institucionet e tjera.