TIRANE-Plot 300 vende parkimi siguron parkingu nëntokësor në sheshin ?Skënderbej? në Tiranë.
Pagesa për vendet e parkimit do të bëhet online. Këtë e bëri të ditur sot kryebashkiaku i Tiranë, Erjon Veliaj gjatë prezantimit që i bëri këtij projekti që pritet të përfundojë së shpejti.
Sipas Veliaj, fitimet nga parkimi do të shkojnë për pemë.
?Kemi bërë një propozim shumë të guximshëm për këtë vit. Kemi miratuar planin të ri urbanistik ku kemi parashikuar mbjedhjen e 2 milionë pemëve në pyllin orbital. Propozimit që i kemi bërë financave të bashkisë është që çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet e Tiranës do të shkojë për të blerë pemë për pyllin orbital. Kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë. Një pemë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për ajrin e pastër, për frymëmarrjen tuaj.