Pronësia e ish-hotel Vollgës në Durrës ka sjellë në vorbullën e hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda edhe familjarët e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Kjo për faktin e zbulimit të një kontrate noteriale mes biznesmenit Ylvi Beqaj dhe Luljeta Berishës, motrës se ish ?kreut te bandës se Durrësit.
Ylvi Beqja ka deklaruar në prokurori se Luljeta Berisha i ka premtuar se do ta ndihmonte që të regjistronte pronësinë e ish-hotelit në emër të kompanisë arabe, të cilën ai përfaqësonte.
Në këmbim, ai do te paguante 500 mije euro. Pagesa do të justifikohej në formën e një borxhi.
Kontrata mban datën 15 gusht 2014. Në të shkruhet se ndër vite Ylvi Beqja i ka marrë borxh dorazi shuma të mëdha parash. Në 1996, 300 mije marka gjermane; në 1998, 100 mijë dollarë dhe në 2004,150 mijë euro.
Në kontratë thuhet se këtë borxh, që bashkë me interesat arrin në 500 mijë euro, biznesmeni duhet t?ia kthente Luljeta Berishës brenda datës 30 tetor 2014.
Biznesmeni pranon se nëse nuk e likuidon borxhin brenda asaj date, Luljeta Bërshen i lindte e drejta të bllokoje të gjitha asetet e firmës që përfaqëson dhe me anë të një zyre përmbarimore ajo mund të sekuestronte çdo pasuri të biznesmenit.
Ylvi Beqja ka patur dhe një kontratë edhe me Emiljano Shullazin, duke i dhuruar tij 30 % të pronësisë pasi e kishte ndihmuar për ta regjistruar pronën në gjykatë.
Biznesmeni ka deklaruar se e ka bërë këtë nën kërcënimin e armëve dhe është dëshmitar i mbrojtur në këtë hetimin që po kryhet ndaj bandës së Emiljano Shullazit./ TV KLAN