Report TV - Homazhet për Dritëro Agollin, flasin Rama, Meta, Mojsiu

Report TV 2017-04-01

Views 1

Rama: Dritëroi iku përgjithmonë pasi i tha të gjitha
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e lamtumirës në Pallatin e Kongreseve, në nderim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Kreu i qeverisë tha se Dritëroi "iku përgjithmonë pasi i tha të gjitha".

Rama citoi disa nga vargjet e Dritëroit në fjalën e lamtumirës gjatë homazheve, ndërsa shtoi se "ikja e Agollit ishte si një kthim prej andej nga erdhi".Ish-Presidenti Moisiu: Vendi ka sërish nevojë për ty Dritëro
Ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh gjatë homazheve për Dritëro Agollin se shqiptarët kanë ende nevojë për fjalën e shkrimtarit.

Moisiu tregoi për miqësinë e tij me Dritëroin dhe bisedën e fundit telefonike të zhvilluar me të në 85-vjetorin e lindjes. Meta: Shqipëria më e varfër pa Dritëroin
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbajti një mesazh të shkurtër lamtumire për Dritëro Agollin.

Meta u shpreh se pa Dritëroin Shqipëria do të jetë më e varfër, pasi ka humbur një shkrimtar të shquar dhe një politikan të klasit të parë.

"Dritëroi ishte dhe do të jetë reflektimi që erdhi nga e shkuara dhe orientimi ynë për të nesërmen e të ardhmes europiane. Pa Dritëroin, Shqipëria është më e varfër.

Share This Video


Download

  
Report form