Report TV - Bulqizë, shpërthimi në minierë tre minatorët dyshohen të vdekur

Report TV 2017-04-01

Views 0

BULQIZË- Rinis operacioni i shpëtimit për 3 minatorët që ndodhen të izoluar prej ditës së djeshme në minierën e Bulqizës.

Dyshohet se tre minatorët kanë mbetur të bllokuar në nivelin 21. Sipas ekspertëve që po marrin pjesë edhe në operacionin e kërkim-shpëtimit, gjasat që minatorët të jenë gjallë janë fare të vogla.

Nga një shpërthim I ndodhur dhe në këtë minerë tre minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar, e ndërsa tre minatorë të tjerë kinezë kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës. Ndërkohe nga pala shqiptare nuk ka dëme në njerëz dhe materiale.

Operacionet e kërkim shpëtimit u ndërprenë gjatë natës për të vijuar sërish ditën e sotme.

Grupet e shpetimit kanë mundur të shkojnë deri në nivelin e 14.

Gjithashtu mësohet se në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku kompania Kineze ?Xian Engineering? e nënkontraktuar nga kompania ?Albchrome? po kryen punimet ka pasur një shpërthim gazi metani.

Share This Video


Download

  
Report form