Ndërtuesit: Projekti “1 miliardë euro”, nismë pozitive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unaza e Madhe e Tiranës është shembulli më tipik, i pamundësisë se shtetit, për të financuar projekte të tilla madhore: Punimet për të kanë mbi 10 vjet që kane nisur dhe vetëm një pjese fare e vogël ka përfunduar. Ndaj, programi i qeverisë për të investuar 1 miliardë euro nëpërmjet Partneritet Publik-Privat, vlerësohet nga ndërtuesit si një nisëm pozitive, e cila do të përfshijë kompani serioze me kapital teknik dhe financiar. Sipas të dhënave nga lista paraprake e investimeve rrugore, parashikohet që qeveria të ndërtoje nëpërmjet këtij programi, këto akse rrugore:Rruga e ArbritKardhiq - DelvinëDurrës - PlepaThumanë - Vorë - RrogozhinëUnaza e Madhe e TiranësNë çdo rast, ajo që është e nevojshme është garancia që duhet të japë qeveria në sigurimin e financimit nga bankat. Ekonomistët kanë ngritur pikëpyetje për zbatimin e këtij programi në praktikë. Sipas tyre, nëse projekti do të gjejë zbatim të gjerë, atëherë ai do të shoqërohet me një borxh të fshehur, i cili mbart rreziqe për ekonominë për vitet në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form