http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Media serbe sulmon kryeministrin shqiptar Edi Rama. Gazeta ?Kurir? ne kryeartikullin e kësaj te shtune shkruan: ?Edi Rama kërcënon me luftë, serbë do t?ju shkelim, në qoftë se vetëm një centimetër do të hyni në Kosovë?. Gazeta i referohet nje deklarate te bere pak dite me pare nga kryeministri shqiptar ne nje televizion ne Kosove, ku ai u shpreh se nëse cenohet territori i Kosovës, Shqipëria e Kosova jane te gatshme te kundërpërgjigjen. Ne shkrimin e saj ?Kurir? e sheh këtë si nje porosi te Rames per te sulmuar Serbinë.Nga ana tjetër per presidentin kosovar Thaçi, theksohet se ai ka kërcënuar se serbet do te jene te detyruar te shembin murin ne Mitrovice. Kjo media shkruan se ndryshe nga Beogradi qe ben apel per paqe dhe vetëpërmbajtje, shqiptarët nuk ndalen se kërcënuari me luftë. Komentet vijnë ne nje kohe kur Kosova dhe Serbia u jane rikthyer bisedimeve te Brukselit dha janë angazhuar te ulin tensionet.Me herët, kryeministri Rama është sulmuar edhe nga Ministria e Jashtme maqedonase, per qëndrimet e tij per politikanet shqiptare ne kete vend. Ministria ka kërkuar qe politikanet e vendeve fqinje te merren me problemet e tyre dhe te mos ndërhyjnë ne çështjet e brendshme, apo te ndezin zjarrin tek fqinjët e tyre.