Ora News – Konflikti Lu-Llalla, Meta krah LLallës. Mos u përfshini në axhenda jo transparente

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit u poziconua krah kryeprokurorit Adriatik Llalla sa i takon procesit të shortit për anëtarët e KED-së.
Në një konferencë për median pasditen e sotme Meta tha se nga verifikimet ka rezultuar se Prokuroria e Pergjithshme ka respektuar ligjin e miratuar nga Kuvendi lidhur me kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve nga prokuroria për KED-në.
Meta nuk pranoi të komentonte akuzat dhe kundërakuzat mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit por nënvizoi se ?frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta intepretojë as prokurori, as kryetari i kuvendit as presidenti dhe askush tjeter?
Meta nenvizoi: ?Jam këtu për ti bërë thirrje për përgjegjshëmi, transparencë, për të mos u përfshirë në axhenda jo transparente dhe në konflikte të cilat nuk e ndihmojnë as reformën në drejtësi dhe as partneritetin tonë me të gjitha vendet partnere?
Meta gjithashtu ftoi partnerët ndërkombëtarë të jenë model për transparencen dhe se do i informonte per proceduren.
?Ftoj partnerët ndërkombëtarë të jenë model për ne si luftohet në mënyrë transparente. Do informoj partnerët tanë që të sqarohen sa më shumë?
Shorti i KED-se, Meta krah Llallës: Prokuroria ka zbatuar ligjin
Meta krah Llallës: ?Prokuroria ka zbatuar ligjin që ka miratuar kuvendi. Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin e miratuar nga kuvendi?
Per paralajmerin e ambasadorit Lu per vjedhjen e zgjedhjeve, Meta deklaron: Nuk jam këtu për tu marrë me komente, akuza apo lavdërime. Frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta intepretojë as prokurori, as kryetari i kuvendit as presidenti dhe askush tjetër. Jam këtu për ti bërë thirrje për përgjegjshëmi, transparencë, për të mos u përfshirë në axhenda jo transparente dhe në konflikte të cilat nuk e ndihmojnë as reformën në drejtësi dhe as partneritetin tonë me të gjitha vendet partnere

Marredheniet institucionale me SHBA shume te mira
Meta: Marrëdhëniet instiucionale kanë qenë dhe janë shumë të mira edhe me ambasdadën e SHBA dhe misionin e OPDAT. Për këtë cështje OPDAT ka qenë present dhe nuk ka ngritur pretendim as para dhe as gjatë këtij procesi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form