Report TV - Moikom Zeqo: Vepra e Dritëro Agollit nuk e njeh vdekjen

Report TV 2017-04-01

Views 3

Shkrimtari dhe studiuesi, Moikom Zeqo, vlerëson krijimtarinë letrare të shkrimtarit Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta këtë të premte.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Zeqo u shpreh se vepra e Dritëro Agollit nuk e njeh vdekjen dhe krijimtaria e jashtëzakonshme e tij do të vlejë për brezat e ardhshëm.

"Talente të tillë, shkrimtarë të tillë të këtij formati, janë të rrallë në historinë e kulturës shqiptare. Padyshim vdekja është e pashmangshme për të gjithë, por roli i asaj vepre kolosale që ka lënë shkrimtari, poeti i shquar Dritëro Agolli, është një gjë që nuk do të harrohet kurrë. Pra, nuk ka largim të vërtetë, për një talent dhe figurë të madhe si Dritëro Agolli. Vepra e tij i kapërcen jo vetëm caqet e jetës së tij fizike, por do të jetë diçka që do t'i përkasë gjeneratave. Ngushëllimi për familjen është një ngushëllim i vetëkuptueshëm, por edhe për tërë kombin, për shqiptarët e anës tjetër të Drinit, është padyshim një humbje e mëdha.

Vepra e tij nuk e njeh vdekjen, s'ka për ta njohur kurrë vdekjen. Do të jetë një vepër gjithmonë në qendër të gjërave. Pesha e tij, e atij që quhet pavdekësia e gjërave që është një peshë shumë e rëndësishme, është një nga kryepersonazhet e letërsisë".

Share This Video


Download

  
Report form